Legjenda e Realit të Madridit, Emilio Butragenjo, ka thënë se Reali nuk mund të shpresojë që të garojë me Barcelonën në aspektin e vlerës së argëtimit në lojën e futbollit, por sipas tij ish-klubi i tij ka më shumë shpirt garues.
Ish-futbollisti i Realit ka pranuar se skuadra e Bernd Shusterit nuk ka arritur t'i ngritë shikuesit në këmbë në këtë edicion, edhe pse ata kanë shënuar fitore në shumicën e ndeshjeve. "Tek Barça mua më duket se ekziston një projekt me themele mjaft të mira. Barcelona është më të vërtet e aftë që të ec përpara dhe ata janë një skuadër e cila e pëlqen që të kontrollojë lojën", ka theksuar Butragenjo. "Në anën tjetër, Real Madridi është skuadër e cila nuk humb, për shkak të shpirtit garues. Ndoshta Reali nuk ka një lojtar si Mesi, Kristiano Ronaldo apo Kaka, por është skuadër e bashkuar dhe me shpirt luftarak, prandaj kjo i jep mundësi të fitojë edhe atëherë kur nuk janë më të mirë se rivali i tyre. Për këtë arsye nuk mund të themi se Barcelona është më e mirë se Reali, ndonëse ata luajnë futboll atraktiv dhe kanë futbollistë me teknikë të përsosur të cilët mund ta mbajnë lojën në nivel të lartë", ka nënvizuar Butragenjo.