Friday, 2024-03-29
IHG-FORUM
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Ronaldo:Ndjehem mirë
Ronaldo:Ndjehem mirë
pulseDate: Saturday, 2008-10-11, 10:10 PM | Message # 1
Admin (pulse)
Group: Administrators
Messages: 100
Reputation: 0
Status: Offline
Ish-ylli i Milanit, Ronaldo ende është duke u rikuperuar nga lëndimi i gjurit, i cili e la jashtë fushës që nga muaji shkurt, por ai po bënë çmos për t'u rikthyer sa më shpejtë në fushën e gjelbër, në mënyrë që të realizojë objektivin e tij, që është rikthimi në kombëtaren e Brazilit dhe pjesëmarrja në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut.
"Tash ndjehem sërish në gjendje të mirë. Ky është një moment i mirë për mua dhe rehabilitimi po shkon shumë mirë. Sigurisht që të hënën e ardhshme do të fillojë stërvitjet me Flamengon. Ekziston një lidhje ndërmjet meje dhe Flamengos, pasi ai është klubi i zemrës. Ata shpresojnë që do të mund të qëndroj këtu, por kjo do të mbetet vetëm ëndërr, ngase nuk mendoj do ta marrë një vendim të tillë", ka thënë Ronaldo. Ai ka marrë oferta të rëndësishme nga ana e klubit francez, Paris Sen Zhermen dhe nga ai anglez, Mançester Siti, por ai këmbëngul se e ardhmja e tij ende është e paqartë. "Parisi është një qytet i shkëlqyeshëm, të cilin e adhuroj. Po ashtu edhe PSZH-ja ka një projekt të mirë për të fituar trofe në kampionatin francez. Ndërkohë tek Siti është miku im Robinjo, por nuk ka asgjë konkrete. Para disa ditësh kemi biseduar për mundësinë e kalimit tim atje, por ende është herët të flasim për k♪7të çështje. Prioritet për mua mbetet rikthimi në fushën e gjelbër në formë të plotë", ka përfunduar Ronaldo.


www.IHG-forum.at.ua
Indetifikimi:pulse
Fjalekalimi:*****
www.IHG-forum.at.ua
 
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Ronaldo:Ndjehem mirë
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024
Hosted by uCoz