Saturday, 2024-04-27
IHG-FORUM
Site menu
Main » 2008 » October » 13
Opera Software ka lansuar versionin më të ri të shfletuesit të saj të internetit. Prej risive Opera në versionin 9.6 lavdërohet më së shumti për shpejtësinë e rritur gjatë hapjes së faqeve të internetit.
Versioni i shfletuesit Opera 9.6, përveç shpejtësisë më të madhe, do të ketë edhe e-mail klient të përmirësuar, i cili tani ofron opsionin e leximit të postës elektronike në kushte të shpejtësisë së ulët të internetit.

Është përmirësuar dukshëm edhe sistemi për sinkronizimin e më shumë shfletuesve. Lista e kërkimeve dhe historia e fjalëve të kërkuara në versionin 9.6 sinkronizohet nga njëri kompjuter në tjetrin me anë të opsionit Opera Link. Ky opsion mundëson që të transferohen bookmarks, fjalët e kërkuara dhe historia e shfletuesit edhe nga versionet e mëhershme të Operas.

Është integruar po ashtu edhe lexuesi për RSS i cili në këtë version u mundëson përdoruesve të lexojnë kryetitujt para se të parapaguhen në një kanal të caktuar. Dhe për fund, një e dhënë ndoshta më ... Read more »

Views: 96407 | Added by: agonii | Date: 2008-10-13 | Comments (235)


Apple e gatshme për zbulimin e MacBook-ëve të rinj
Deri para pak kohe, krejt ka qenë e rrethuar me thashetheme mirëpo Apple ka konfirmuar paraqitjen e laptopëve të ri të serisë MacBook e MacBook Pro që do të mbahet nesër, më 14 tetor.
Të martën do të zbulohen shumë fshehtësi të cilat ndërlidhen me procesin prodhues të ashtuquajtur “Brick” për të cilin lavdërohet kompania Apple. Bëhet fjalë për prodhimin e shtëpizave për laptopë nga “tullat” e aluminit të cilat formësohen me laser që të krijohen shtëpiza sa më të lehta, të forta dhe kompakte për MacBook-ët bashkëkohor.

Një nga risitë e rralla të cilat kanë rrjedhur në publik nga agjencia Cupertino është çmimi i këtyre laptopëve të cilët do të janë prej 800 deri në 3.100 dollarë amerikanë. Me këto çmime Apple tenton t’i përshtatet krizës financiare botërore dhe të krijojë një ‘klasë të mesme’ të laptopëve ende të shtrenjtë të Applet. < ... Read more »

Views: 10077 | Added by: agonii | Date: 2008-10-13 | Comments (2)

Login form
News calendar
«  October 2008  »
SuMoTuWeThFrSa
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
Search
Site friends
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Copyright MyCorp © 2024
Hosted by uCoz