Thursday, 2024-04-18
IHG-FORUM
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Lajme dhe Informacione nga rajoni dhe Bota » Aeroporti detyron kompaninë “Graniti” të rishtresojë platfor
Aeroporti detyron kompaninë “Graniti” të rishtresojë platfor
agoniiDate: Monday, 2008-10-13, 7:41 PM | Message # 1
Admin & WebMaster agonii
Group: Administrators
Messages: 142
Reputation: 1
Status: Offline
Aeroporti detyron kompaninë “Graniti” të rishtresojë platformën
Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ka detyruar kompaninë maqedonase “Graniti” e cila është duke shtruar pistën e kësaj kompanie, të fillojë për së dyti të rishtresojë platformën ku parkohen aeroplanët për shkak të shtrimit jocilësor .
Kjo pasi është konstatuar se cilësia e materialeve të përdorura për shtrimin e platformës, nuk është konform standardeve ndërkombëtare. Lajmi është konfirmuar nga koordinatori i ANP, Altin Ahmeti.

“Pas analizave që janë bërë në Suedi nga mbikëqyrësi i punimeve në ANP kompania suedeze, “Swedavia” dhe analizave që janë bërë nga vetë punëkryerësi në Bullgari, ka rezultuar se cilësia e asfaltit të përdorur për shtrimin e platformës nuk është konform standardeve. Për këtë arsye drejtori menaxhues Agron Mustafa ka urdhëruar që platforma të rishtresohet nga e para”, tha për “Telegraf”, koordinatori i kësaj kompanie, Altin Ahmeti.

Jozyrtarisht mësohet se rishtrimi i platformës do ti kushtojë kompanisë maqedonase rreth 500 mijë euro.

Kompania “Graniti”, pati fituar tenderin për rishtresimin e pistës së ANP në vitin 2005 në shumën prej rreth 14 milion euro ndërsa përfundimi i punimeve është dashur të kryhet në fund të muajit gusht të këtij viti, por ende është larg përfundimit.

Për shkak të mospërfundimit të punëve, kompania është duke u gjobitur me 15 mijë euro në ditë ndërsa e gjithë gjoba deri në ditën kur kompania pritet të dorëzojë punën, pritet të shkojë në rreth 800 mijë euro.

Kompania po ashtu është gjobitur rreth 100 mijë euro për shkak shtrimit jocilësor të platformës, të cilën tani detyrohet ta shtrojë përsëri.


IHG-Forum
Forumi i ardhmeris
agonii
Group : Administrators

http://img394.imageshack.us/img394/6413/notfoundmd1.gif

 
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Lajme dhe Informacione nga rajoni dhe Bota » Aeroporti detyron kompaninë “Graniti” të rishtresojë platfor
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024
Hosted by uCoz