pulse | Date: Saturday, 2008-10-11, 10:38 PM | Message # 1 |
Admin (pulse)
Group: Administrators
Messages: 100
Status: Offline
| Përzgjedhësi i kombëtares së Portugalisë, Karlos Kueiroz nuk do të mund të llogarisë në katër futbollistë të rëndësishëm për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2010 ndaj Suedisë dhe Shqipërisë. Në listën e futbollistëve që janë të lënduar gjenden Deko, Maniçe, Simao Sambrosa dhe Rikardo Karvalho. Portugalia të shtunën do të jetë mysafire e Suedisë, kurse të mërkurën e ardhshme do të jetë nikoqire e kombëtares shqiptare. Mungesa e këtyre katër futbollistëve do të jetë mundësi e mirë për kuqezinjtë që edhe në Portugali të nxjerrin një rezultat pozitiv, i cili do të mund t'i hapte rrugë kualifikimit historik të Shqipërisë në Kampionatin botëror. Në dy ndeshjet e deritashme në kuadër të grupit 1, Portugalia ka arkëtuar vetëm tre pikë, duke e mposhtur Maltën, 4:0, derisa ndaj Danimarkës ka pësuar humbje 3:2.
www.IHG-forum.at.ua Indetifikimi:pulse Fjalekalimi:***** www.IHG-forum.at.ua
|
|
| |