Friday, 2024-04-26
IHG-FORUM
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Benzema, objektivi i Realit për vitin 2009
Benzema, objektivi i Realit për vitin 2009
pulseDate: Saturday, 2008-10-11, 10:42 PM | Message # 1
Admin (pulse)
Group: Administrators
Messages: 100
Reputation: 0
Status: Offline

Synimi i ardhshëm i Real Madridit në tregun e futbollistëve është francezi, Karim Benzema. Ai është 20-vjeç dhe momentalisht luan tek Lioni. Drejtuesit e Realit kanë bërë të ditur se futbollisti është dakort për të nisur aventurën në "Santiago Bernabeu", por pritet vetëm 'drita e gjelbër' nga presidenti i klubit francez, Zhan Mishel Aulas.
Sipas burimeve të gazetës spanjolle sportive "AS", drejtuesit e Realit kanë takuar privatisht Benzemën dhe e kanë pyetur nëse ai është dakort për t'u transferuar në Madrid. "Nëse arrini ta bindni presidentin e klubit tim, atëherë paraqitja ime në fanellën e Realit do të ishte realizim i një ëndërre", citohet t'u ketë thënë me këtë rast Benzema drejtuesve të Realit. Çmimi fillestar për Benzemën është 50 milionë euro, por duket se kjo shifër nuk do të jetë problem për madrilenët, duke pasur parasysh se Reali ka ndarë një buxhet prej 140 milionë eurosh për blerjet e reja. Sipas gazetës "AS" transferimi i Benzemës në Real mund të ndodh që në afatin e janarit, ose më së largu në verën e ardhshme.


www.IHG-forum.at.ua
Indetifikimi:pulse
Fjalekalimi:*****
www.IHG-forum.at.ua
 
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Benzema, objektivi i Realit për vitin 2009
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024
Hosted by uCoz