Main » 2008 » October » 8 » Google me video- reklama edhe në lojëra
Google me video- reklama edhe në lojëra
8:21 PM
Google me video- reklama edhe në lojëra
Google, kompania lidere në kërkimin dhe reklaminin në internet, është duke u zhvilluar edhe në hapësirën e video lojërave, duke lëshuar një beta version të "Adsense in Games", një teknologji e dizajnuar për të vendosur linqe reklamuese në lojërat në internet.
Kjo është një zgjerim i programit Adsense të Google, që publikon reklama në përmbajtjet e ueb faqeve.
Reklamat do të jenë video të cilat personat që luajnë do t’i shohin para ose pas ndeshjes, ose pas kompletimit të ndonjë niveli të lojës.
“Adsense in Games” i lejon Google-t të ofrojë reklama edhe në një hapësirë tjetër të zhvilluar, dhe të shtojë kështu edhe numrin e konsumatorëve.