Monday, 2018-07-16
IHG-FORUM
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Lajme dhe Informacione nga rajoni dhe Bota » Serbia nuk mund të jetë pro BE-së dhe kundër EULEX-it
Serbia nuk mund të jetë pro BE-së dhe kundër EULEX-it
agoniiDate: Wednesday, 2008-10-08, 4:40 PM | Message # 1
Admin & WebMaster agonii
Group: Administrators
Messages: 142
Reputation: 1
Status: Offline

Serbia nuk mund të jetë pro BE-së dhe kundër EULEX-it
Ambasadori francez në Beograd, Jean Francois Terral ka deklaruar se Serbia nuk mund të jetë pro Bashkimit Evropian dhe kundër misionit të tij EULEX në Kosovë. Diçka ngjashëm është përgjigjur edhe ambasadori britanik në Beograd, Stephen Wordsworth.
Në një prononcim për gazetën “Danas” – Terral duke u përgjigjur në pyetjen - nëse bashkëpunimi me misionin e EULEX-it është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE? - ka thënë se, nuk mund të flitet për kushte, mirëpo ka shtuar se këtë gjë duhet shikuar nga aspekti logjik dhe nga mendja e shëndoshë.

“Vërtetë mendoni se mund të hyni në Bashkimin Evropian dhe të refuzoni të pranoni misionin e BE-së në Kosovë? Ky është qëndrim kundërthënës”, ka thënë Terral për mediat serbe.

Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjen e njëjtë, ambasadori britanik në Beograd, Stephen Wordsworth ka thënë se misioni EULEX është i orientuar në përmirësimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe se qeveria e Serbisë e di se ky mision është në interes të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovës.

Sipas tij, bartja e kompetencave nga UNMIK-u te EULEX-i, të cilën e ka nisur sekretari i përgjithshëm i KB-së, po përparon mirë - ndërsa ka shfaqur shpresën se Serbia si shtet që aspiron t’i bashkohet BE-së do ta përkrahë këtë mision në Kosovë.

Ai ka thënë se këtë mision e kanë përkrahur të gjitha shtetet anëtare të BE-së, edhe ato që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe se EULEX-i nuk është i lidhur me çështjen e statusit të Kosovës


IHG-Forum
Forumi i ardhmeris
agonii
Group : Administrators

http://img394.imageshack.us/img394/6413/notfoundmd1.gif

 
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Lajme dhe Informacione nga rajoni dhe Bota » Serbia nuk mund të jetë pro BE-së dhe kundër EULEX-it
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2018
Hosted by uCoz