Thursday, 2024-04-25
IHG-FORUM
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Prishtina bindëse ndaj Ulpianës
Prishtina bindëse ndaj Ulpianës
pulseDate: Saturday, 2008-10-11, 10:39 PM | Message # 1
Admin (pulse)
Group: Administrators
Messages: 100
Reputation: 0
Status: Offline
Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së 8-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kryesuese, Prishtina ka shënuar fitore bindëse në kryeqytet ndaj skuadrës së fundit në renditje, Ulpianës, me rezultat 4:1. Realizator i trefishtë në këtë ndeshje ishte Berat Hyseni, derisa golin e katërt e realizoi Enis Fetahu.
Ndërkaq golin e nderit për mysafirët e shënoi Petrit Preniqi. Ndërkohë derbi i javës, i cili u zhvillua në Gjakovë, ndërmjet Vëllaznimit dhe Besës u mbyll me fitoren e gjakovarëve, me epërsi minimale, 1:0. Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Dardan Rogova, në minutën e 57-të. Fitoren e vetme si mysafire këtë javë e arriti Kosova e Vushtrrisë në duel me Trepçën’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, derisa 2 Korriku arriti që në minutat e fundit të përmbys epërsinë e Gjilanit dhe të shijojë fitoren, të cilën pakkush e kishte pritur.

Raiffeisen- Superliga
Ferizaj-Trepça 2:1
2 Korriku-Gjilani 2:1
Prishtina-Ulpiana 4:1
Istogu-Hysi 0:0
Vëllaznimi-Besa 1:0
Drenica-Besiana 2:0
Drita-Flamurtari 1:0
Trepça ’89-Kosova (V) 1:2

Tabela
1 Prishtina 22
2. Vëllaznimi 19
3. Drenica 16
4. Gjilani 15
5. Ferizaj 13
6. Kosova (V) 12
7. Besa 12
8. Trepça ’89 11
9. Flamurtari 10
10. Istogu 10
11. Hysi 8
12. 2 Korriku 8
13. Drita 8
14 Trepça 8
15. Besiana 4
16. Ulpiana 4


www.IHG-forum.at.ua
Indetifikimi:pulse
Fjalekalimi:*****
www.IHG-forum.at.ua
 
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Prishtina bindëse ndaj Ulpianës
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024
Hosted by uCoz