Wednesday, 2024-04-24
IHG-FORUM
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Edhe Ronaldinho do të jetë në Tiranë
Edhe Ronaldinho do të jetë në Tiranë
pulseDate: Saturday, 2008-10-11, 10:19 PM | Message # 1
Admin (pulse)
Group: Administrators
Messages: 100
Reputation: 0
Status: Offline

Superylli brazilian Ronaldinho do të jetë pjesë e ekipit të Milanit i cili do të udhëtojë në Tiranë, për ndeshjen e vlefshme për trofeun “Taçi Oil Albania Reads” kundër ekipit shqiptar.

Lajmi është konfirmuar nga organizatori i sfidës së 14 tetorit në stadiumin “Qemal Stafa”, Rezart Taçi. Pas një bisede që ai ka pasur me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galiani, ai është siguruar se ylli brazilian do të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë në Shqipëri.

“Pak ditë më parë, bisedova me administratorin e Milanit, Galianin, dhe ai më konfirmoi prezencën e Ronaldinhos në miqësoren që do të luhet në kryeqytetin tonë”, ka thënë Taçi.

Ylli brazilian, fitues i Topit të Artë në vitin 2005, është lënë jashtë kombëtares së Brazilit nga përzgjedhësi Carlos Dunga, për ndeshjen kundër Venezuelës dhe Bolivisë, dhe mungesa e tij me kombëtaren do t’i mundësojë atij të dalë në fushë përballë Tiranës.

Në ekipin e Milanit që do të udhëtojnë në Tiranë, pritet të jenë edhe yjet si Maldini, Seedorf dhe Shevchenko.


www.IHG-forum.at.ua
Indetifikimi:pulse
Fjalekalimi:*****
www.IHG-forum.at.ua
 
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Edhe Ronaldinho do të jetë në Tiranë
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024
Hosted by uCoz