pulse | Date: Saturday, 2008-10-11, 10:17 PM | Message # 1 |
Admin (pulse)
Group: Administrators
Messages: 100
Status: Offline
| Ylli brazilian i Milanit, Rikardo Leite Kaka beson se argjentinasi, Lionel Mesi e meriton ta fitojë "Topin e artë" për këtë vit, para yllit të Mançester Junajtedit, Kristiano Ronaldo. Kaka e ka fituar vitin e kaluar këtë trofe, derisa këtë vit favoritë për ta fituar trofeun që e ndanë revista prestigjioze franceze "France Football" janë Mesi dhe Ronaldo. "Mesi e meriton 'Topin e artë'", ka theksuar Kaka për "La Gazzetta dello Sport". "Ai është një lojtar i mirëfilltë i klasit botëror. Po ashtu edhe Kristiano Ronaldo e meriton ta fitojë këtë trofe, por unë e shoh vetëm Mesin si pasardhësin tim në këtë trofe. Unë e çmoj aftësinë e tij dhe mënyrën me të cilën e kontrollon futbollin. Ai është një tip i lojtarit të cilin gjithmonë keni dëshirë ta keni në skuadër", ka shtuar Kaka.
www.IHG-forum.at.ua Indetifikimi:pulse Fjalekalimi:***** www.IHG-forum.at.ua
|
|
| |