Friday, 2024-04-19
IHG-FORUM
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Terri mungon ndaj Kazakistanit, në dyshim edhe Heski
Terri mungon ndaj Kazakistanit, në dyshim edhe Heski
pulseDate: Saturday, 2008-10-11, 10:15 PM | Message # 1
Admin (pulse)
Group: Administrators
Messages: 100
Reputation: 0
Status: Offline
Kapiteni i kombëtares angleze, Xhon Terri do të mungojë në ndeshjen e së shtunës për kualifikimet e Botërorit 2010, që kombëtarja e Anglisë e zhvillon ndaj Kazakistanit. Madje, ai është në dyshim edhe për ndeshjen tjetër, që zhvillohet të mërkurën në Bjellorusi. Terri ka ripëtërirë lëndimin e shpinës dhe nuk ka arritur të luajë më shumë se 20 minuta në ndeshjen e djeshme stërvitore.
Në dyshim për ndeshjen ndaj Kazakistanit është edhe Emil Heski, i cili pas stërvitjeve të djeshme ka çaluar. Gjendja e Territ do të vlerësohet nga stafi mjekësor i kombëtares angleze, i cili do të vendos nëse do të udhëtoj futbollisti i Çelzit drejt Bjellorusisë apo jo. Rio Ferdinand ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që t'i kushtojnë vëmendjen e duhur ndeshjes me Kazakistanin në Uembli. "Ndeshja ndaj Kazakistanit është po aq e rëndësishme sa ajo me Kroacinë", ka thënë Ferdinand, i cili do të mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjen e së shtunës.


www.IHG-forum.at.ua
Indetifikimi:pulse
Fjalekalimi:*****
www.IHG-forum.at.ua
 
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Terri mungon ndaj Kazakistanit, në dyshim edhe Heski
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024
Hosted by uCoz