Sunday, 2018-10-21
IHG-FORUM
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Bajerni së shpejti do të jetë i pari
Bajerni së shpejti do të jetë i pari
pulseDate: Saturday, 2008-10-11, 10:14 PM | Message # 1
Admin (pulse)
Group: Administrators
Messages: 100
Reputation: 0
Status: Offline
Ish-trajneri i Bajernit të Munihut, tashmë përzgjedhës i kombëtares së Zvicrës, Otmar Hicfild edhe më tej beson në ish-skuadrën e tij, përkundër rezultateve zhgënjyese në këtë fillim edicioni. Hicfild e ka mbyllur misionin e tij në Bajern edicionin e kaluar, duke fituar titullin e kampionit dhe kupën e Gjermanisë.
Megjithatë, nën drejtimin e Jurgen Klinsmanit, skuadra bavareze ndodhet në pozitën e 11-të, me 7 pikë ngecje ndaj Hamburgut, që kryeson renditjen. "Jam i bindur se Bajerni i ka të gjitha gjërat e nevojshme për ta fituar titullin e kampionit. Është fakt që nuk e kanë nisur mirë edicionin, por kampionati është i gjatë. Besoj se Bajerni shumë shpejt do të ngjitet në krye të renditjes së Bundesligë. Skuadra ka karakter dhe është e përbërë nga futbollistë të shkëlqyeshëm", ka theksuar Hicfild, i cili nga 18 trofetë e fituara gjatë karrierës, madje 10 sosh i ka fituar me Bajernin


www.IHG-forum.at.ua
Indetifikimi:pulse
Fjalekalimi:*****
www.IHG-forum.at.ua
 
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Bajerni së shpejti do të jetë i pari
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2018
Hosted by uCoz