Sunday, 2018-12-16
IHG-FORUM
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Tirana? Seancё e humbur stërvitore pёr Milanin
Tirana? Seancё e humbur stërvitore pёr Milanin
agoniiDate: Wednesday, 2008-10-15, 0:06 AM | Message # 1
Admin & WebMaster agonii
Group: Administrators
Messages: 142
Reputation: 1
Status: Offline
Tirana? Seancё e humbur stërvitore pёr Milanin
Tirana, ka treguar njё lojё tё shkëlqyeshme duke mposhtur ekipin e Milanit me rezultat 2-1, nё ndeshjen miqёsore të zhvilluar nё "Qemal Stafa", duke fituar kështu edhe trofeun Taçi Oil.
Pjesa e parё

Qё nga minuta e parё pёr ekipin italian nё fushё janë gjendur edhe superyjet si braziliani Ronaldinho, holandezi Seedorf, italiani Inzaghi dhe njё pjesё e yjeve mё tё mёdha tё Milanit.

Por, mbase duke parё rёndёsinё e ndeshjes, Rossonerёt nuk u treguan aq kёmbёngulёs pёr tё kёrcёnuar portёn e Tiranёs.

Shqiptarёt arritën t'u rezistojnë shumё mirё sulmeve tё pakta tё ekipit italian, madje pas disa rasteve tё mira arritën edhe te goli i avantazhit, pas 29 minutave lojё, tё cilin gol e shёnoi Daniel Xhafa.

Pjesa e dytё

Edhe pjesën e dytё tё ndeshjes e karakterizoi njё lojё e qetё, me raste tё pakta. Disa raste tё Shevchenkos, qё zёvendёsoi Inzaghin e lënduar nё fund tё pjesës sё parё, nё mёnyrё perfekte arriti ti ndalojё portieri i Tiranёs, Blendi Nallbani.

Me gjithё rastet mё tё pakta, tiranasit arritën t’i shfrytёzojnё maksimalisht ato. Sulmuesi Gjergji Muzaka shёnoi njё gol tё shkёlqyeshёm me anё tё njё goditje nga largësia, duke e shpuar portёn e Abiatit, nё minutën e 71-tё tё ndeshjes.

Tё vetmin gol tё ish-kampionit tё Evropёs e shёnoi Ronaldinho, pas njё asistimi nga Shevchenko, gol i shёnuar nё minutat shtesё tё ndeshjes.

Milani nuk pati paraqitje tё mirё nё kёtё ndeshje, derisa yjet si Seedorf dhe Ronaldinho dёshtuan dhe u bllokuan mjaft mirё nga tiranasit.

Para udhëtimit nё Tiranё, trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, pati deklaruar se Tirana do tё jetё njё ndeshje stërvitore pёr ekipin e tij. Mbase edhe ishte, por njё “stërvitje” e humbur pёr Milanin.



IHG-Forum
Forumi i ardhmeris
agonii
Group : Administrators

http://img394.imageshack.us/img394/6413/notfoundmd1.gif

 
Forumi » Informacione & Diskutime te Ndryshme » Sport » Tirana? Seancё e humbur stërvitore pёr Milanin
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2018
Hosted by uCoz